Milani prezanton afrimin e radhës. Asmir Begovic ka firmosur kontratën me kuqezinjtë dhe është prezantuar nga klubi. Portieri boshnjak vjen pas largimit të Pepe Reinas drejt Aston Villa dhe do të jetë zëvendësuesi i Donnarummës.
32-vjeçari është afrimi i tretë i kuqezinjve në këtë merkato pas Zlatan Ibrahimovic dhe Simon Kjaer. Begovic u rrit te moshat e Portsmouth dhe e ka kaluar karrierën e tij në futbollin anglez.
Shtatlarti (198 cm i gjatë) vjen në huazim nga Bouremouth deri në fund të sezonit. Ai u aktivizua me kombëtaren U20 të Kanadasë në fillim. Në vitin 2009 vendosi të mbronte portën e Bosnjës dhe numëron 62 ndeshje të zhvilluara me këtë kombëtare. /abcnews.al
Official Statement: @asmir1 ➡️ https://t.co/TJqICYr1Ku
Comunicato Ufficiale: Asmir Begović ➡️ https://t.co/IoEq5gRXHZ#SempreMilan pic.twitter.com/v3Nzi53zd6— AC Milan (@acmilan) January 13, 2020