Goditja e rrjetit kriminal, 9 në pranga/ Leka: Të arrestuarit lidhje të drejtpërdrejta me bandën e Çopjave

schedule18:51 - 18 Dhjetor, 2024

schedule 18:51 - 18 Dhjetor, 2024

Gazetari Ervin Leka zbuloi detaje të reja lidhur me aksionin e ndërmarrë nga Europol në lidhje me pastrimin e parave të ardhura nga aktivitetet e paligjshme.

Sipas gazetarit, operacioni ishte i shtirë në disa shtete kryesore të Europës dhe individët e arrestuar kanë lidhje me bandën e Çopjave. Leka theksoi se zbardhja e bisedave në aplikacionet SkyEcc dhe Encro ndihmoi hetimet dhe më pas arrestimet e personave të përfshirë.

Bëhet fjalë për një ekzekutim të disa urdhër- arresteve të një grupi me 9 anëtar ku sipas burimeve të Europol kanë qenë pjesë e rrjeteve në Europë. Një rrjet tjetër i gjerë ka qenë në Spanjë pasi kryefjala ka qenë pastrimi i kriptomonedhave.

Paratë shkoni  në formë cash tek personi i arrestuar që nuk është bërë me dije pasi hetimet vazhdojnë, jetonte në Dubai. Paratë shkoni cash ndërsa investimet bëheshin në crypto duke paguar në tregun kriminal nëpërmjet parave virtuale. Sipas Europol dhe Prokurorisë së Posaçme ka qenë dhe pastrues i parave i grupit kriminal Çopja dhe i njëjti person është pjesë e pastrimit dhe në grupe kriminale të goditura më herët. Sipas Europol, paratë pastroheshin nëpërmjet investimeve ne bursa, florinj, mjete luksi dhe ky grup kriminal shtrihej ne Itali, Holandë, Belgjikë, Spanjë. Një tjetër britanik është arresuar nga Europol dhe rezuton që me njëjtin rol të pjesëtarit të Çopjas.

Operacioni kryesor ka qenë në Elbasan, sipas Europol kemi të bëjmë me një rrjet ndërkombëtar që operonte në Belgjikë, Spanjë, Holandë dhe lidhjet i kishin të drejtpërdrejta me bandën Çopja në Elbasan. Zbardhja e bisedave ka qenë një nder për drejtësinë, Europol dhe Francën që mundi të zbërthej.

Të gjitha hetimet indicien kryesore e kanë pasur nga aplikacionet, kanë pasur bisedat në SkyEcc dhe Encro. Pavarësisht fraksionet janë ndarë në disa pjesë, të gjithë lidhen me njëri- tjetrin dhe kanë qenë këto komunikime në rrjete që kanë nxjerrë informacionet.

Të paktën sipas informacioneve që thotë Spak në muajin gusht u lëshuan 33 urdhër arrestimesh ku disa nuk janë realizuar. Vëllezërit Çopja kanë qenë bashkëpunëtor me grupe në Europë, një prej tyre e kemi të ekstraduar nga Belgjika. Për Hajdar Çopjan është ndaluar në Dubai dhe është lënë i lirë. Kështu është vepruar me disa personazhe të botës së krimit. Mund të kemi arrestime të reja pasi rrjeti është i gjerë.” / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!