Gennaro Gattuso insiston se Napolit nuk i mungon cilësia por ekuilibri. Një mesfushor që vrapon, lidh repartet dhe nuk kursehet të mbrojë, është i nevojshëm dhe drejtuesit e klubit e kanë gjetur në Spanjë.
Ai është Stanislav Lobotka, 25-vjeçari i Celta Vigo. Sllovaku është një nga pikat më të forta të ekipit galician dhe fazën e dytë të sezonit do ta vazhdojë në Serie A. Napoli ka arritur marrëveshjen me homologët spanjollë për shumën e 18 milionë eurove (16+2 në formë bonusesh).
Qendërmesfushori do të firmosë një kontratë deri në vitin 2024 me Napolin dhe do të përfitojë 2 milionë euro në sezon. Lobotka është një pikë fikse e Sllovakisë dhe numëron 22 ndeshje dhe 3 gol me kombëtaren e vendit të tij. /abcnews.al