Goditja e madhe e Shkëndijës, Lorik Cana “futet mik” te Pandev

schedule18:28 - 15 Korrik, 2020

schedule 18:28 - 15 Korrik, 2020

Shkëndija e Tetovës ka arritur marrëveshjen për lojtarin e konsideruar si më të mirin në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.  Ljupche Doriev, sulmuesi i majtë që ka shkëlqyer në sezonet e fundit me Akadedija Pandev, do të jetë nën urdhrat e trajnerit Ernest Gjoka.

Ky i fundit ka qenë dakord për këtë lëvizje, pasi ka pasur mundësinë edhe ta shohë nga afër 25-vjeçarin këto muaj. Kjo lëvizje në fakt nuk ka qenë e lehtë dhe është dashur ndërhyrja e Lorik Canës për ta konkretizuar.

Kështu shkruan “Sportmedia.mk”, që raporton se ish-kapiteni i kombëtares shqiptare ka ndërhyrë personalisht dhe ka folur me Goran Pandev. Sulmuesi, që luan në Itali prej vitesh, dhe Cana janë miq të vjetër dhe kanë arritur gjuhën e përbashkët.

Tani Doriev, pjesë edhe e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, pritet të bashkohet me skuadrën e re dhe të kërkojë të fitojë gjithçka në sezonin e ardhshëm futbollistik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!