Barcelona nuk heq dorë nga Lautaro Martinez dhe mediat spanjolle e cilësojnë të kryer transferimin e sulmuesit argjentinas te skuadra katalanase në fund të sezonit. Interi duket se është dorëzuar dhe po studion pasardhësin e 22-vjeçarit.
Pierre-Emerick Aubameyang është një nga dëshirat e zikaltërve dhe trajnerit Conte, por sulmuesi mund të vijë edhe nga vetë Barcelona. Klubi italian mund të kërkojë një shkëmbim me Antoine Griezmann.
Francezi nuk është përshtatur mirë në skuadrën e re dhe një aventurë në Serie A mund të tundojë. Kampioni i botës do të formonte një dyshe shumë të fortë me Romelu Lukakun dhe mund të bindet nga… Diego Godin.
Me mbrojtësin ka luajtur gjatë tek Atletico Madrid dhe miqësia mes tyre është shumë e fortë. Inter mund ta shfrytëzojë këtë situatë dhe pritet t’i kërkojë lojtarit uruguaian të bindë Griezmann për të pranuar transferimin në Milanon zikaltër. /abcnews.al