Goditja e grupeve kriminale në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar

schedule13:24 - 4 Prill, 2024

schedule 13:24 - 4 Prill, 2024

Janë zbardhur emrat e plotë të rreth 69 shqiptarëve të dyshuar si pjesëtarë në 6 grupe kriminale, të përfshira në dhjetëra ngjarje në Greqi. Në prangat e policisë greke në total kanë rënë 50 persona dhe janë identifikuar 187 të tjerë, të përfshirë në aktivitete kriminale.

Nga këta të fundit, 6 ndodhen të burgosur ndërsa 1 person rezulton i ekstraduar jashtë Greqisë. Personat e identifikuar si pjesëtarë në këto grupe akuzohen për 480 vjedhje në mjetet e transportit publik dhe në vende turistike, 120 vjedhje në makina, shitje të 16.5 kg marijuanë, 1.5 kg kokainë dhe sasive të tjera si dhe për qarkullimin e më shumë se 1500 kartmonedhave false.

Gjatë hetimeve është zbuluar se pjesë e këtyre grupeve është dhe autori i plagosjes së tre të rinjve nga Kreta në 16 dhjetor në Gazi të Athinës, ndërkohë që është zbuluar edhe vrasja e një afgani e ndodhur në Athinë në 8 mars.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 73 mijë 725 euro, 697 dollarë, mbi 16 kg marijuanë, rreth 159 gram kokainë, rreth 18 gram heroinë, droga të tjera, 3 armë zjarri dhe 3 karabina, 14 armë të ftohta, 3 jelekë antiplumb, 8 automjete dhe 8 motora si dhe shumë municion, sende të vjedhura, para false e materiale të tjera.

GRUPI I VJEDHJEVE

  1. Oklend Berberi, 35 vjec nga Delvina, me precedentë në Greqi për vjedhje (kërkim)
  2. Enerida Konstandini, 35 vjec (arrestuar)
  3. Tatiana Dishnica, 69 vjec (arrestuar)
  4. Klodjan Zeneli, 39 vjec nga Saranda, i njohur si “Klodi Xhepos”, me precedentë në Greqi për vjedhje (kërkim)
  5. Renato Osmeni 46 vjec, me precedentë për vjedhje në Greqi (kërkim)
  6. Artur Dinaj, 45 vjec nga Fieri, me precedentë për vjedhje në Greqi dhe për vepra të ndryshme në Shqipëri (kërkim)
  7. Andi Çuko, 47 vjec nga Fieri, me precedentë për vjedhje në Greqi (arrestuar)
  8. Alban Fili, 37 vjec nga Fieri (arrestuar)
  9. Florian Vejzati, 42 vjec nga Delvina (kërkim)
  10. Andrea Kodra, 60 vjec nga Berati (kërkim)
  11. Kastriot Kelleci (kërkim)
  12. Nori Bino, 51 vjec nga Vlora, me precedentë për vjedhje në Greqi (kërkim)
  13. Arjan Naska alias Ilir Sulaj, 56 ose 51 vjec (kërkim)
  14. Edison Vata, 43 vjec nga Tirana (arrestuar)
  15. Shefikat Vejzati, 39 vjec nga Delvina (kërkim)
  16. Ervis Rakipi, 36 vjec nga Saranda (kërkim)
  17. Edvin Lula, 37 vjec nga Delvina (kërkim)
  18. Liko Metaj, 54 vjec nga Levan, Fier, me precedentë për vjedhje në Greqi (arrestuar)
  19. Aldo Bramellari , 34 vjec nga Tirana i njohur si “Martin”, me precedentë për vjedhje në Greqi e Shqipëri (kërkim)
  20. Andrea Profka, 52 vjec nga Vlora, me precedentë për vjedhje në Greqi (arrestuar)
  21. Elton Malasi, 40 vjec nga Tepelena, me precedentë për vjedhje në Greqi (kërkim)
  22. Ilirian Panahori, 35 vjec nga Kurjani i Roskovecit, me precedentë në Greqi për grabitje me armë dhe në Shqipëri për vepra të tjera (ekstraduar në Shqipëri)
  23. Artur Bashimi, 46 vjec nga Gjirokastra, me precedentë në Greqi për vjedhje (arrestuar)
  24. Xhavit Vlesha, 30 vjec nga Peshkopia (kërkim)
  25. Anton Nika, 44 vjec nga Balldreni i Lezhës, me precedentë në Greqi (ndodhet në burg)
  26. Romina Çami, 43 vjec nga Tirana, me precedentë në Greqi për vjedhje (kërkim)
  27. Lenica Nesturaj, 64 vjec nga Saranda (arrestuar)
  28. Romario Gjoka, 26 vjec nga Saranda (kërkim)
  29. Denis Kasemi, 41 vjec nga Durrësi (kërkim)
  30. Vasilika Jorgo, 31 vjec nga Durrësi (kërkim)
  31. Aldo Progonati, 55 vjec nga Fieri, me precedentë në Greqi për vjedhje (kërkim)
  32. Besnik Arifaj alias Niko Gilli alias Fredi Kasemi, 47 ose 48 ose 44 vjec (ndodhet në burg)
  33. Armando Cela, 40 vjec, me precedentë në Greqi për vjedhje (kërkim)

GRUPI I MARRJES SË SENDEVE TË VJEDHURA

  1. Kledis Koçillari, 25 vjec nga Çërrava e Pogradecit (arrestuar)
  2. Kristjanis Stefa, 34 vjec nga Elbasani (arrestuar)
  3. Nardi Idrizi alias Fatbardh Idrizi, 38 vjec nga Vlora, i dënuar më parë në Shqipëri nga Gjykata e Krimeve të Rënda për disa vepra të rënda penale dhe i kërkuar në Greqi për plagosjen me armë të 3 personave në dhjetor 2023
  4. Gëzim Rapaj, 31 vjec (arrestuar)
  5. Klevis Bedushi, 30 vjec nga Vreshtas, Maliq (arrestuar)
  6. Juljan Brahimi, 36 vjec nga Cërriku (kërkim)
  7. Rudina Nazëraj, 40 vjec nga Patosi (arrestuar)
  8. Erjon Bërzeshta, 41 vjec nga Kuçova (arrestuar)

GRUPI I DROGËS

  1. Angjelo Pupo, 21 vjec nga Tepelena (kërkim)
  2. Stelio Zaka, 24 vjec nga Libofsha, Fier (arrestuar)
  3. Ilir Pupo, 54 vjec nga Tepelena (arrestuar)
  4. Meleq Agalliu, 21 vjec nga Portez, Fier (kërkim)
  5. Jerasimo Lufi, 24 vjec (kërkim)
  6. Jovan Zaka, 58 vjec nga Libofsha, Fier (kërkim)
  7. Arnest Zoto, 29 vjec nga Vlora (kërkim)
  8. Jonaldo Tafa, 18 vjec (kërkim)
  9. A. J., 17 vjec (kërkim)
  10. Gerard Musa, 33 vjec nga Tirana (kërkim)
  11. Donaldo Stefanaj, 27 vjec nga Vlora (kërkim)
  12. Entrit Tusuni, 22 vjec nga Libohova (kërkim)
  13. Mariglan Kukaj, 29 vjec nga Qerret, Pukë (kërkim)
  14. Franko Kosuri, 24 vjec (kërkim)
  15. Kristian Isufaj, 21 vjec (kërkim)
  16. Lorenc Hitaj, 20 vjec nga Kota, Selenicë (kërkim)
  17. Dhimitris Ruku, 18 vjec (arrestuar)
  18. Akil Topi, 36 vjec nga Elbasani (kërkim)
  19. Anxhelo Cenkaj, 18 vjec (arrestuar)
  20. M. L., 17 vjec (arrestuar)
  21. Ersant Topi, 31 vjec nga Elbasani (kërkim)
  22. Afërdita Pupo, 54 vjec nga Tepelena (arrestuar)

GRUPI I PARAVE FALSE

  1. Leonardo Sulaj, 20 vjec (kërkim)
  2. Nandito Cela, 25 vjec nga Qukës, Prrenjas (arrestuar)
  3. Klodian Stavri, 23 vjec nga Ura Vajgurore, Dimal (arrestuar)
  4. Elvis Selmanaj, 27 vjec nga Tirana (arrestuar)
  5. Luljeta Torba, 57 vjec nga Tirana (kërkim)
  6. Lulzim Tema, 40 vjec nga Thumana, Krujë (arrestuar)

ZBARDHJA E VRASJES

Nga hetimet e kryera është arritur të zbulohet se i arrestuari Anxhelo Cenkaj 18 vjeç në bashkëpunim me të kërkuarin Akil Topi, 36 vjeç nga Elbasani, në bashkëpunim me persona të tjerë kanë marrë pjesë në vrasjen e një shtetasi afgan 35 vjeë, ngjarje e ndodhur në 8 mars 2024 në Athinë. Shkak i vrasjes mendohet të jetë tregtia e drogës. Sipas policisë greke për këtë ngjarje po hetohet përfshira edhe e shtetasit Nektarios Karakalios, 25 vjeç, person me rrezikshmëri të lartë, i arrestuar disa herë për vepra të rënda penale. Karakalios rezulton lidhje e grupit kriminal shqiptar “LIONS” dhe më parë ka qenë i arrestuar edhe për vrasjen e shtetasit Pëllumb Islami, 40 vjec nga Delvina, ngjarje e ndodhur në Greqi, por është liruar më pas.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!