Goditja e bandës së ‘baronit’ të drogës Gëzim Çelaj/ Zbulohet roli i shefit të komisariatit të Kurbinit që u arrestua, bisedat që e nxorën zbuluar

schedule10:29 - 10 Tetor, 2023

schedule 10:29 - 10 Tetor, 2023

Shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, i arrestuar një ditë më parë me kërkesë të SPAK, rezulton të ketë pasur rol të rëndësishëm në grupin kriminal të trafikut të drogës në Fushë Kuqe.

Burime për ABC News konfirmojnë se Metaj kryente rolin e transportuesit të anëtarëve kriminal, mes tyre edhe baronin e drogës Gëzim Çelaj, duke shfrytëzuar postin e tij si komisar policie për t’i lëvizur pa i kontrolluar dhe dyshuar askush tek ata.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se veprimtaria kriminale është arritur të dokumentohet me prova të pakundërshtueshme nga SPAK, përmes një numri të lartë të celularëve të sekuestruar në operacionin “Flakë në Det” të organizuar në muajin gusht, mes të cilit janë gjetur biseda të shumta të Metajt me Gëzim Çelajn dhe 2 të tjerët të shpallur në kërkim.

Megjithatë, me urdhër të SPAK, janë kryer përgjime të tjera në javët e fundit, të cilat kanë dhënë prova mbështetëse për dokumentimin e veprimtarisë kriminale.

Si rezultat i këtij operacioni janë shpallur në kërkim:

– Gëzim Çela
– Arben Dalipaj
– Roland Muza

Megaoperacioni policor “Flakë në det” ka nisur në gusht 2023 dhe në aksionin e parë u arrestuan katër shqiptarë dhe dy ukrainas.

Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë;
Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë;
Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;
Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë;
Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë;
Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.

/abcnews.al