Goditja e Apolonisë në mbrojtje, një afrikan zbarkon në Shqipëri

schedule11:18 - 19 Tetor, 2020

schedule 11:18 - 19 Tetor, 2020

Apolonia ka përforcuar repartin e mbrojtjes me një lojtar nga Gana. Ai quhet Benjamin Agyare, është 26 vjeç dhe aktivizohet në qendër të repartit defensiv.

Drejtuesit e klubit fierak ka ditë që kanë arritur akordin me lojtarin dhe kanë shpejtuar për ta federuar. Footballghana raporton se Agyare ka mbërritur në Shqipëri.

Lojtari afrikan është gati të nisë stërvitjen me ekipin e Kategorisë Superiore. Agyare ka qenë pjesë e ekipit Hearts of Oak në dy sezonet e fundit, teksa do të provojë aventurën e parë në futbollin evropian. /abcnews.al