Një 58-vjeçar është ndaluar nga policia pasi dyshohet se për shkak të detyrë ka goditur me grusht, punonjësin e Komisariatit të Policisë Pukë.
“Oficerët e Policisë Gjyqësore ndaluan shtetasin 58 vjeç, banues në fshatin Qerret i Madh, pasi dyshohet se për shkak të detyrës, ka goditur me grusht, një punonjës të Komisariatit të Policisë Pukë”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/