Një 28 vjeçar ka rënë në prangat e policisë kufitare në Rinas pasi akuzohet se ka goditur një punonjës policie.
Sipas policisë mësohet se i riu nga Mati në ambientet e aeroportit, ka goditur një punonjës policie, për shkak të detyrës.
“Nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas u arrestua në flagrancë shtetasi 28 vjeç, banues në Mat, pasi në ambientet e aeroportit, ka goditur një punonjës policie, për shkak të detyrës”, thuhet në njoftimin e policisë.