Policia e Tiranës ka njoftuar se është në kërkim të shtetasit që një ditë më parë tentoi të qëllojë me vezë kreun e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Policia bën të ditur se ka referuar në prokurori materialet në ngarkim të tij.
21-vjeçari banues në Tiranë, sipas njoftimit të policisë pritet të procedohet bazuar në nenin 237 të Kodit Penal. Ai parashikon që goditja apo vepra të tjera të dhunës të ushtruara ndaj subjektit për shkak të detyrës dënohen me gjobë ose burgim deri në 3 vjet./abcnews.al

