ELBASAN- Një 49-vjeçar nga Elbasani është vënë në pranga pasi një natë më parë goditi me thikë vëllain e tij.
Policia thotë se sherri mes vëllezërve ka ndodhur për motive të dobëta.
Aktualisht i plagosuri ndodhet i shtruar në spital dhe sipas burimeve është jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar pas arrestimit do të përballet me drejtësinë./abcnews.al