TIRANË- Personin që shihni në foto është Kristjan Thaçi, 34-vjeçari i dyshuar për dhunën e ushtruar ndaj fqinjve të tij, Arben dhe Marjo Miha (babë dhe bir). Autori është arrestuar nga Policia.
Sipas policisë, 34-vjeçari ka goditur me thikë dhe me sende të forta babë e bir, pas një konflikti, në hyrje të pallatit ku ata banonin në rrugën “Shyqyri Ishmi”.
Të lënduarit janë transportuar drejt spitalit dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al