Goditi me sopat të riun, arrestohet 35 vjeçari në Elbasan

schedule09:33 - 2 Tetor, 2021

schedule 09:33 - 2 Tetor, 2021

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit të  akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Policia bën me dije se një 35 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me sopatë një 27 vjeçar i cili ndodhet në spital.

“Plagosi me mjet prerës një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes.

Më datë 01.10.2021, Policia ka marrë njoftim se në fshatin Vinë, Gramsh, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. T., 35 vjeç, kishte plagosur me mjet prerës (sopat), shtetasin T.B., 27 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në përfundim të veprimeve, shtetasi G.T., 35 vjeç, banues në fshatin Kishtë, Gramsh,  u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu në pranga ka rënë dhe një 18 vjeçar, i cili shoërndante lëndë narkotike.

“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla në qytetin e Elbasanit, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:

M.C., 18 vjeç, banues në Elbasan,  pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi dozash me lëndë narkotike të llojit kokainë”, bën me dije policia. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!