Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato është pezulluar paraprakisht nga detyra, pasi gjatë pasdites të së premtes, është shfaqur në një video amatore, teksa godet me shuplakë një qytetar në autostradën Thumanë-Kashar.
Gjithashtu ndaj Altin Qatos mësohet se ka filluar hetimi disiplinor për shkelje të rënda diskredituese, ku pritet të verifikohen sjelljet që ai ka bërë. Ky hetim do të ndiqet edhe nga Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.
Në një reagim zyrtar, policia e shtetit thotë se dy qytetarët të cilët janë shoqëruar në polici, për “Mosbindjes ndaj urdhrit te punonjësit te policisë”, po udhëtonin me mjetin e tyre në drejtim të Tiranës dhe janë konstatuar duke kryer manovra në rrugë dhe kundërshtuar e ofenduar punonjësit të Policisë Rrugore. Pavarësisht këshillimit nga policia, ata kanë vijuar që ti bien borisë së automjetit të tyre dhe të kundërshtojnë blutë.
Në këtë moment, i gjendur pranë kësaj situate, Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato, shihet teksa hap derën e automjetit tip Benz, dhe ne momentin kur pasagjeri del nga makina ai e qëllon me shuplakë në fytyrë.