Një mësues në Cërrik po procedohet penalisht. Mësohet se ai ka goditur me shuplakë një nxënës në shkollën ku jepte mësim.
“Komisariati i Policisë Cërrik referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin:
40 vjeç, mësues në shkollën e fshatit Mollas, pasi dyshohet se ka goditur me shuplakë, një nxënës të klasës së shtatë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al