Goditi me send të fortë në 23-vjeçar, procedohet i riu në Vlorë

schedule11:45 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 11:45 - 3 Dhjetor, 2021

Një 26-vjeçar në Vlorë është proceduar penalisht për plagosje të lehtë me dashje. Bëhet e ditur se i riu ka goditur me send të fortë një 23-vjeçar me inicialet K.L. duke i shkaktuar dëmtime në trup.

Konflikti ka ndodhur në vendin e quajtur “Rruga e Aviacionit”.

NJOFTIMI

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasin G. Rr., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi në vendin e quajtur “Rruga e Aviacionit”, ka goditur me send të fortë, për motive të dobëta, shtetasin K. L., 23 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në trup.” /abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!