Real Madrid u mposht 2-3 të shtunën nga Villarreali në “Santiago Bernabeu”.
Kjo humbje në fakt u la në prapaskenë pas asaj që ndodhi pas ndeshjes, kur mesfushori uruguaian Federico Valverde grushtoi futbollistin e Villarrealit, Alex Baena.
Mediat spanjolle kanë raportuar se e gjithë ngjarja ndodhi pasi ylli i Villarrealit i kishte thënë në Kupën e Mbretit kur u përballën dy skuadrat, disa fjalë të rënda mesfushorit uruguaian. Tani ka ardhur reagimi i 24-vjeçarit i cili ka folur shkurtimisht për ngjarjen e ndodhur, sipas raportimeve nga Spanja. Valverde ka thënë se nuk dëshiron të flasë shumë, por i vjen keq për gjithçka që ndodhi.
“Jo, nuk dua të flas për këtë ngjarje. Më vjen keq për çfarë ndodhi. Kërkoj falje”, ka thënë Valverde shkurtimisht.
Baena e ka denoncuar rastin në policinë spanjolle, tashmë mbetet vetëm të mësohet se çfarë dënimi do të marrë Valverde, mesfushori i Real Madrid./ h.ll/abcnews.al