Goditi me bërryl Robertson, Federata Angleze merr vendimin për gjyqtarin anësor

schedule10:39 - 14 Prill, 2023

schedule 10:39 - 14 Prill, 2023

Constantine Hatzidakis, gjyqtari i linjës, bëri bujë në rrjetet sociale për veprimin e tij ndaj Robertson të Liverpool në ndeshjen kundër Arsenalit.

Robertson mbeti i nervozuar nga incidenti i ndodhur në fundin e pjesës së parë fundajvën e kaluar. Pamjet televizive dukej se tregonin gjyqtarin që godiste mbrojtësin e krahut. Gjyqtari kryesor, Paul Tierney, më pas i dha skocezit një karton të verdhë për protestat e tij. Zyrtarët e sfidës më pas u rrethuan nga lojtarët e Liverpool, duke përfshirë Robertson të tërbuar.

Kjo situatë shkoi deri në Federatën Angleze, duke konfirmuar se pas një hetimi, nuk do të ndërmerren veprime të mëtejshme.

“Ne kemi shqyrtuar tërësisht të gjitha provat në lidhje me incidentin e fundit në Anfield që përfshin mbrojtësin e Liverpool, Robertson dhe zyrtarin e ndeshjes, Constantine Hatzidakis, dhe nuk do të ndërmarrim asnjë veprim të mëtejshëm. Procesi ynë gjithëpërfshirës përfshin shqyrtimin e deklaratave të detajuara nga Liverpool dhe “PGBMOL”, si dhe kënde të shumta të pamjeve filmike, në lidhje me incidentin dhe rrethanat e tij”, deklaroi Federata Angleze.

Gjithashtu, gjyqtari në fjalë, u shpreh pas ndeshjes se i kishte kërkuar falje mbrojtësit skocez dhe se nuk ishte e qëllimshme goditja./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!