Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Goditi komisionerin, shpallet në kërkim 40-vjeçari në Dibër

schedule19:50 - 6 Mars, 2022

schedule 19:50 - 6 Mars, 2022

Është shënuar një incident në procesin zgjedhor në Dibër. Policia bën të ditur se ka shpallur në kërkim Kudret Feraku, 40 vjeç, banues në njësinë Administrative  Melan, Dibër.

Ndaj tij, sipas uniformave blu është bërë kallëizm nga Qemal Spahiu, 56 vjeç, banues në njësinë Administrative Melan,  Sekretar i Komisionit të qendrës së votimit nr 1132. Sipas tij, 40-vjeçari e ka goditur me mjete të forta jashtë ambienteve të kësaj qendre votimi.

Burime bëjnë të ditur për abcnews.al se Kudret Ferruku është simpatizant i “Shtëpisë së Lirisë” dhe nuk ka qenë pjesë e komisionit të QV-së, ndërsa goditur me sende të forta sekretarin e qendrës së votimit Qemal Spahiu i PS. Ferruku bashkë me dy kushërinj të tij ganë goditur edhe kryetarin e grupseksionit të PD më herët.

Njoftimi i plotë:

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë shpallja në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasit K. F., 40 vjeç, banues në njësinë Administrative  Melan, Dibër.

Ndaj këtij shtetasi ka bërë kallzim shtetasi Q. S., 56 vjeç, banues në njësinë Administrative Melan, (Sekretar i Komisionit të qendrës së votimit nr 1132), se jashtë ambienteve të kësaj qendre e ka goditur me mjete të forta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Kanosja apo dhunimi i pjesmarrësve në zgjedhje”.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!