Presidenti i Troyes, ekip që militon në Kampionatin francez të futbollit, Ligue 1, Aymeric Magne është dënuar me 3 muaj burg dhe pagoi një gjobë prej 1500 eurosh pasi ushtroi dhunë ndaj gruas së tij.
Kreu i klubit francez nuk kishte precedentë penalë derisa u denoncua në policia nga gruaja e tij, e cila i tregoi uniformave “blu”, për goditjen që i kishte dhënë Magne gjatë një debati në makinë, në natën mes 28 dhe 29 tetorit 2022, teksa ka treguar gjithashtu se i gjithë debati ndodhi “pas një mbrëmjeje ku kishin pirë alkool”.
Nga mediat lokale mësohet se gruaja kishte hapur derën e pasagjerit teksa Presidenti i Troyes ngiste makinën, duke shkaktuar reagimin agresiv të Magne. /i.m /abcnews.al