Një 44 vjeçar është arrestuar nga policia në Kavajë pasi ka goditur arbitrin kryesor pas ndeshjes “Luzi-2008-Lushnja”. Sipas policisë, 44 vjeçari është punëtor i fushës së futbollit ku u zhvillua ndeshja. Ai akuzohet për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv”.
Policia njofton se ky shtetas, në përfundim të ndeshjes “Luzi-2008-Lushnja”, në momentin që lojtarët dhe arbitrat po hynin në dhomat e zhveshjes, ka goditur arbitrin kryesor të ndeshjes. 44-vjeçari është neutralizuar menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe është vënë në pranga. /abcnews.al