Goditet trajneri i Meksikës/ Tekniku Aguirre u përgjak pas humbjes në Honduras, u qëllua me shishe birre menjëherë pas ndeshjes

schedule18:56 - 16 Nëntor, 2024

schedule 18:56 - 16 Nëntor, 2024

Padyshim një mallkim I dysfishtë.

Havier Agirre, trajneri I Meksikës, provoi edhe një zhgënjim të thellë për humbjen e ekipit të tij në Honduras, por edhe një tronditje personale aspak të vogël.

Tekniku I njohur 65-vjeçar u godit me shishe birre në kokë në përfundim të sfidës së Ligës së Kombeve për zonën e Amerikës Veriore dhe Qendrore.

Ishin tifozët vendas që lëshuan objekte në fushë, dhe njëra prej shisheve goditi pikërisht veteranin e këtij profesioni.

Për fat, pavarësisht përgjakjes, Agirre ishte krejt I ndërgjegjshëm dhe u takua me lojtarët dhe trajnerët e tjerë në fushë.

Më pas, doli vetë nga stadiumi I shoqëruar nga forcat e policisë me skafandra dhe mburoja për të mos lejuar që të goditej sërish.

Ngjarja u dënua nga Federata e Futbollit e kësaj zone dhe nga Federata Meksikane, ndërsa vetë Agirre nuk deshi ta bënte të madhe.

Ai tha se ne po jetojmë në një kohë të vështirë, kun ë shumë zona të botës njerëzit po humbin jetën, familjen dhe pasurinë e tyre, ndërsa përgjakja e tij duhet konsideruar si diçka e vogël.

Po ashtu, ai përgëzoi rivalin për fitoren, të cilën tha se e meritoi.

Meksika humbi 0-2 në qytetin San Pedro në sfidën e parë çerekfinale të Ligës së Kombeve të rajonit, ndaj do t’i duhet të shënojë tri herë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Golat për Hondurasin u shënuan nga Luis Palma në minutat 64 e 83. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!