Goditet sërish makina e Fatos Lubonjës

schedule14:43 - 6 Janar, 2020

schedule 14:43 - 6 Janar, 2020

Makina e analistit të njohur, Fatos Lubonja është goditur teksa ndodhej e parkuar.

Mësohet se makina e Lubonjës ishte parkuar në zonën e qendrës pranë banesës së tij ku edhe është goditur.

Automjeti është goditur me mjete të forta, duke e dëmtuar rëndë.

Gazetari Andi Qosja raporton për abcnews.al se ka qenë vetë Lubonja që ka bërë denoncim në polici për dëmtimin e makinës.

Kjo është hera e dytë që goditet mjeti në pronësi të analistit. Hera e parë përkon me datën 1 korrik të vitit që lamë pas.

Autori u arrestua nga Policia dhe u dënua nga gjykata me burg, ka shprehur urrejtje ndaj Lubonjës për qëndrimet e tij publike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!