Goditet një nga rrjetet më të mëdha të kultivimit të marijuanës në Katalonjë, 56 të arrestuar, mes tyre shqiptarë

schedule17:14 - 16 Qershor, 2022

schedule 17:14 - 16 Qershor, 2022

Është goditur një nga rrjetet më të mëdha të kultivimit të marijuanës në Katalonjë. Sipas medieve spanjolle janë arrestuar 56 persona. Mes tyre raportohet se ka edhe shqiptarë.

Të arrestuarit janë nga mosha 19 deri në 58 vjeç dhe akuzohen për krime kundër shëndetit publik, në fushën e trafikut të lëndëve narkotike, të krijimit të organizatës kriminale dhe mashtrimit me energjinë elektrike. Gjatë aksionit policia ka zbuluar 24 plantacione të kultivimit të drogës dhe u sekuestruan më shumë se 22.600 bimë dhe 1250 kilogramë marijuanë.

Ndërkaq u gjetën gjithsej 225 765 euro cash, një armë gjahu, një revole me fishekë, një pistoletë me ajër të ngjeshur dhe armë të ndryshme me tehe. Pasi plantacionet të jenë çmontuar, pronat do iu kthehen pronarëve të tyre siç përcaktohet nga autoriteti gjyqësor. Instalimi i të gjitha sistemeve të ndriçimit dhe ujitjes për rritjen e kultivimin e kanabisit ka bërë që trafikantët të dëmtojnë banesat, pasi kanë hapur mure, apo kanë bërë vrima në dyert e dritare apo tavane si dhe kanë dëmtuar energjinë elektrike.

Një biznes 12 milionë euro: Ekspertët besojnë se organizata ka futur në xhep, vetëm në Katalonjë, më shumë se tre milionë euro me trafikimin e kësaj lënde, një shifër që mund të shumëzohet me tre ose katër me eksportin e kësaj substance në pjesën tjetër të Evropës. Kështu grupi mund të kishte fituar nga nëntë deri në 12 milionë euro në vit.

Për këto fakte, Agjencia Tatimore ka hapur një hetim paralel për një krim të dyshuar pastrim parash . “Paratë që ata fituan në Katalonjë u kthyen në qarkun ligjor të parave, kryesisht në tre mënyra”, shpjegoi kreu i Shërbimit të Mbikëqyrjes Doganore të Agjencisë Tatimore Antonio Lajusticia. E para, duke dërguar para në Shqipëri , në vendin e origjinës së të arrestuarve, në valixhe apo transaksione të vogla ekonomike. Nga ana tjetër, ata blenë biznese në Katalonjë , kryesisht bare dhe kafeteri në të cilat i injektonin këto para dhe i kalonin në dobi të këtyre bizneseve. Dhe së fundi, me blerjen e pasurive të paluajtshme nga drejtuesit e organizatës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!