Goditet mesfusha: Dy lojtarë të tjerë me koronavirus, Conte me dhimbje koke

schedule17:13 - 8 Tetor, 2020

schedule 17:13 - 8 Tetor, 2020

Dy raste të tjera me koronavirus tek Interi. Pas dy mbrojtësve Alessandro Bastoni dhe Milan Skriniar, është infektuar edhe mesfusha e ekipit të Antonio Contes.

Radja Nainggolan dhe Roberto Gagliardini kanë rezultuar pozitivë në testet e fundit, duke rrezikuar në këtë mënyrë praninë në derbin e 17 tetorit kundër Milanit.

 

Nainggolan dhe Gagliardini

Dy lojtarët kanë nisur menjëherë karantinën, teksa trajnerit Conte i kanë mbetur 6 futbollistë për seancat stërvitore, pasi shumica janë larguar drejt kombëtareve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!