Goditet me thikë për vdekje regjisori Darius Merzoui në Iran

schedule12:33 - 15 Tetor, 2023

schedule 12:33 - 15 Tetor, 2023

Një nga regjisorët më të mëdhenj të Iranit, Darius Merzoui dhe gruaja e tij u vranë me thikë, të shtunën mbrëma, brenda rezidencës së tyre pranë Teheranit, njoftoi sot Autoriteti Gjyqësor iranian.

Në moshën 83-vjeçare, regjisori kishte drejtuar në vitin 1969 filmin “Lopë”, një nga filmat e parë të valës së re të kinemasë iraniane.

“Gjatë hetimeve paraprake, ne zbuluam se Darius Merjui dhe gruaja e tij, Valideh Mohammadifar, u vranë nga plagë të shumta me thikë në qafë,” tha kreu i gjyqësorit në provincën Alborz, afër Teheranit, Hossein Fazeli-Harikadi.

Në një intervistë të publikuar sot nga gazeta Etemad, bashkëshortja e regjisorit ka treguar se së fundmi është kërcënuar nga një person dhe se persona të panjohur kanë hyrë në banesën e tyre.

“Hetimi rezultoi se nuk është ngritur asnjë akuzë për hyrje të paligjshme në pallatin e familjes Merjui dhe vjedhje të pasurisë së tyre”, shtoi Fazeli-Harikadi.

Darius Merzoui kishte realizuar ndër të tjera filmat “Lopa” (1969), “Rrethi” (1974), “Qiraxhinjtë” (1987), “Hamoun” (1990), “Sara” (1993), “Leila ” (1996).

Nga viti 1980 deri në vitin 1985 regjisori jetoi në Francë, ku drejtoi “Udhëtim në Tokën e Rimbaud”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!