Një 65 vjeçar ka ndërruar pasi është goditur me një shishe qelqi. Ngjarja u shënua mbrëmjen e së dielës në fshatin Gjashtë të Sarandës. Viktima është identifikuar si Gëzim Bizioni autori 42 vjeçar si Admir Beqiri.
Sipas policisë, ngjarja është shënuar pas një sherri për motive të dobëta në oborrin e banesës së 65 vjeçarit. Si pasojë e dëmtimeve të marra, Bizioni ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit dhe paraprakisht dyshohet se autori ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al