Disa shpërthime kanë ndodhur në rafinerinë e naftës Novoshakhtinsk në rajonin rus Rostov, duke shkaktuar një zjarr të madh që akoma nuk është shuar nga frika se mund të ndodhë ndonjë shpërthim tjetër.
Mediat ruse raportojnë se rafineria ruse e naftës është goditur nga dronët kamikaz.
Videot e postuara në Telegram, shfaqin zjarrin e madh në këtë rafineri nafte. E madje edhe autoritetet lokale kanë konfirmuar sulmin me dronë.
Sipas autoriteteve lokale, zjarri është shpërndarë në një hapësirë prej më shumë se 50 metra katrorë. Kurse rreth 120 zjarrfikës kanë arritur në vendin e ngjarjes.
В Ростовській області прогриміла серія вибухів і горить Новошахтинський НПЗ pic.twitter.com/NOL3LHWedf
— Українська правда ✌️ (@ukrpravda_news) June 5, 2024