Goditet laboratori më i madh i drogës në Letoni

schedule18:42 - 10 Tetor, 2024

schedule 18:42 - 10 Tetor, 2024

Policia letoneze ka çmontuar laboratorin më të madh të drogës në vendin e BE-së deri më sot, që siguronte substanca të paligjshme me vlerë të paktën 400 milionë euro (437 milionë dollarë), deklaroi shefi i policisë, Armands Rusk.

Objekti i drejtuar nga një bandë kriminale ndërkombëtare ndodhej në një ndërtesë pranë qytetit verilindor të Aluksne, rreth 30 kilometra nga kufiri rus.

”Tetë shtetas joletonezë të moshës 24 deri në 35 vjeç u arrestuan në operacion, i cili pasoi hetime muajsh të mbështetur nga agjencia evropiane e policisë Europol”, tha policia e Rigës.

Oficerët sekuestruan më shumë se një ton clephedron, një stimulues i shitur në internet si drogë sintetike, si dhe më shumë se 38 000 litra kimikate të destinuara për prodhimin e lëndëve narkotike.

Sipas autoriteteve, droga nuk ishte menduar për tregun e Letonisë, por me sa duket do të shitej në vende të tjera evropiane, përfshirë vendet skandinave, Rusinë dhe Bjellorusinë fqinje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!