Goditet kompania, ndihmonte bandën e shqiptarëve

schedule18:45 - 21 Maj, 2019

schedule 18:45 - 21 Maj, 2019

Autoritetet holandeze këtë të martë kanë arrestuar disa persona, në saj të një operacioni të madh kundër një rrjeti kriminal shqiptar. Policia në Limburgun e Jugut bastisi në dhjetëra shtëpi dhe ambiente biznesi ku qëndroni “kryesisht shqiptarë”, të përfshinë në kultivimin e kanabisit. Operacioni është ende në zhvillim dhe policia raporton se deri më tani janë arrestuar 15 persona. Autoritetet presin për të tjera arrestime.

Deri më tani, policia ka bastisur në trembëdhjetë ndërtesa. Në dhjetë prej tyre agjentët kanë gjetur lëngë narkotike. Ndërsa një ndërtesë ku thuhet se ishte fabrikë kanabisi u gjetën 7500 rrënjë lëndë narkotike dhe u konfiskuan 100,000 euro para të gatshme. Agjentët kanë gjetur edhe një armë zjarri dhe konfiskuan një makinë.

Ky aktivitet i gjerë kriminal ishte zbuluar krejt rastësisht. Një agjent kishte shkuar në një shtëpi në nëntor të viti 2016 dhe aty kishte zbuluar lëndë narkotike. Një i dyshuar shqiptar ishte arrestuar dhe rezultoi se ai nuk paguante qira për qëndrimin aty. Qiraja e banesë në fjalë shlyhej nga një kompani në Geleen. Më pas, kjo kompani u mbajt nën mbikëqyrje dhe rezultoi se ajo paguante qiranë e shumë banesave në zonë ku në to qëndronin kryesisht shqiptarë.

“Por ne e filluam këtë hetim vetëm në nëntor të vitit të kaluar, sepse kemi mungesë kapaciteti. Kjo për fat të keq është realiteti”, thotë udhëheqësi i ekipit, raporton media holandeze nrc.nl. 

Kompania zyrtarisht ishte e regjistruar të ushtronte aktivitetin e shërbimeve për makina, por sipas policisë, kompania gjithashtu ndihmoi kriminelët me pagesa të paligjshme. Kompania gjithashtu ka degë në Belgjikë dhe Gjermani.

Katër nga pesëmbëdhjetë të arrestuarit thuhet se janë drejtorët e kësaj kompanie. Të ndaluari janë dy 40-vjeçar marokenë dhe një grua 36 vjeçare me origjinë belge. I dyshuari i katërt është një 34 vjeçar me prejardhje shqiptare. Policia dyshon se kompania është themeluar për të mundësuar prodhimin e drogës. Është e paqartë saktësisht se çfarë roli kanë luajtur 11 të arrestuarit e tjerë. Arrestimet u bënë në Belgjikë, Gjermani dhe Geleen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!