Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Goditet kalaja e drejtësisë/ Eksperti i Kriminalistikës: Vrasja e gjykatësit, kambanë alarmi. Siguria e ulët

schedule20:21 - 6 Tetor, 2025

schedule 20:21 - 6 Tetor, 2025

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, deklaroi se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit është një kambanë alarmi.

Gjatë intervistës, Karamuço tha se kjo është e paramenduar si vrasje, duke shtuar se siguria duhet të ishte më e lartë.

“Nuk mendoj që është vrasje mafioze. Do të ishte një atentat i mirë-menduar nëse do të ishte i tillë. Nuk janë këto raste. Është e paramenduar si vrasje për shkak të një mllefi të ashtëquajtur padrejtësi. Duhet të sqaroj që kemi një vendim për element e përcaktuar mbi sigurinë e gjykatës që bëhet një organizim ku ka edhe kontroll të autoriteteve që hyjnë në këto ambiente. Dhe kemi pesë vite që kemi lënë jetën e prokurorëve tanë në duart e disa personave. Ata rrinë aty në stola shikojnë detektorin se kush hyn dhe kush del. Por duhet të ishte një kontroll ku perimetri i godinës i është lënë Policisë së Shtetit, pra është absurd që t’i lësh gardhin. Parashikohej që mund të ndodhte sepse fluksi i njerëzve dhe siguria ishte jashtëzakonisht e ulët. Kemi pasur raste ku janë qëlluar janë vrarë, kujtoj një ngjarje në Lezhë. Më parë alarmet kanë rënë në vesh të shurdhët. Policia ka këruar të marrë kontrollin, një kontroll me buxhet e pajisje, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Duhet të jetë një kambanë alarmi si për KLP si për KLGJ që të propozojnë një buxhet, jeta e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk ka qenë në mbrojtje të njerëzve të trajnuar…”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!