300 kg kokainë janë sekuestruar nga autoritetet greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane.
Në operacionin që u zhvillua mbrëmjen e së premtes nga prokuroria e Selanikut, të paktën tre persona u arrestuan në Giannitsa, drejtues kryesorë të grupit.

Autoritetet po kërkojnë një tjetër person, i cili gjatë operacionit arriti të shpëtojë, duke u hedhur nga ballkoni për të shpëtuar nga duart e policisë.

Mediat greke shkruajnë se ky është një rrjet ndërkombëtar, në të cilin përfshihen serbët që importojnë kokainën dhe shqiptarët që e trafikojnë.
Baza e grupit ndodhet në Athinë, nga ku anëtarët furnizojnë me kokainë të gjithë ishujt./ db/Abcnews.al

