Një grup që trafikonte lëndëplasëse dhe mina me telekomandë u godit nga Policia e Krujës.
Dy persona Artan Bruka, 38 vjeç dhe Halil Gjana, 26 vjeç, të dy nga Kukësi përfunduan në pranga ndërsa u sekuestruan tre kallëpë cilindrike të mbështjellë me letër kartopecetë dhe natriban transparent, ku ishin të vendosura tre kapsolla detonatore të lidhura me tel përcjellës të kapura me natriban, ku në anën tjetër ishin të bashkuara me dy aparate celularë të markës “Nokia”.
Dy kuksianët me çantat me eksploziv u kapën në Thumanë gjatë operacionit “Muzgu”. Kallëpët ishin me peshë rreth 225, 240 dhe 469 gramë secili. Policia njoftoi se sipas informacioneve këto mina me telekomandim, mund të përdoreshin në kryerjen e veprave të rënda kriminale./abcnews.al