SHKODËR– Në Shkodër janë sekuestruar 32 kilogramë drogë të llojit kanabis. Sasia e lëndës narkotike ishte në proces tharje dhe e ndarë në thasë gati për transport.
Sipas policisë, droga rezultonte në pronësi të një grupi të strukturuar kriminal. Deri tani janë identifikuar 11 anëtarë të këtij grupi, dhe pesë prej tyre janë vënë në pranga.
Po ashtu gjatë vitit janë gjetur në fshatrat Kir dhe Plan 10 274 bimë narkotike, në pronësi të këtij grupi./abcnews.al