TIRANË– Policia e Shtetit njoftoi se ka goditur një grup, i cili kryente veprimtari kriminale në fushën e trafiqeve të paligjshme.
Nga ky operacion ka rezultuar se janë arrestuar 15 persona në Tiranë, ndërsa janë në kërkim katër të tjerë.
Gjithashtu janë sekuestruar edhe dhjetëra automjete dhe një shumë e konsiderueshme parash.
Autoritetet kanë publikuar dhe pamjet nga arrestimet e kryera.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Tonin Vocaj theksoi se peronat e implikuar në këtë veprimtari kriminale iu kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shumë shtetasve, kryesisht nga Lindja e Mesme, të cilët hynin në Shqipëri nga Greqia dhe tranzitoheshin në drejtim të kufijve veriorë të Shqipërisë, në Malin e Zi dhe në Kosovë./ abcnews.al