Chelsea do të luajë pa trajnerin Thomas Tuchel në FA Cup. Covid-19 ka prekur edhe teknikun e bluve të Londrës, i cili është izoluar menjëherë për të shmangur përhapjen e virusit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi anglez nëpërmjet një deklarate ku thuhet se trajner do të ndjekë edhe protokollet e duhura.
“Trajneri i Chelseat do të ndjekë protokollet e nevojshme të izolimit dhe shpreson të bashkohet me ekipin në Abu Dhabi më vonë javën e ardhshme”, shkruan Chelsea.
Tuchel tests positive for Covid-19. ⤵️
— Chelsea FC (@ChelseaFC) February 5, 2022
Kujtojmë se Chelsea është ekipi që do të përfaqësojë Europën në Kupën e Botës për Klube pasi mposhti Manchester Cityn në finalen e Champions League 2020-21. /f.a/abcnews.al