Goditet banda në Spanjë, kapet jahti me 2.5 ton kanabis, shqiptari mes trafikantëve

schedule16:22 - 5 Qershor, 2021

schedule 16:22 - 5 Qershor, 2021

Rreth 2.5 ton kanabis janë sekuestruar në Spanjë në një operacion të zhvilluar në portin e Santa Pola në Alicante. Droga ishte fshehur brenda bidonëve të naftës.

Mediat spanjolle raportojnë se nga operacioni u arrestuan 6 trafikantë, 5 spanjollë dhe një shqiptar të moshave midis 25 dhe 69 vjeç.

Hetimi filloi me dyshimet se brenda jahtit mund të kishte ngarkesë të dyshimtë dhe nga kontrolli u zbulua kanabisi.

Nga hetimet rezultoi se pas jahtit qëndronte një rrjet kriminal trafiku droge i vendosur në provincat e Alicante dhe Murcia./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!