SHKODËR- Mbrëmjen e kësaj të marte në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, gjatë një konflikti për motive të dobëta janë goditur me thikë babë e bir, të cilët u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia thotë se ka arrestuar 26-vjeçarin Aleksandër Morinaj, i cili dyshohet si autor i ngjarjes. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar thikën që dyshohet se është përdorur nga ky shtetas, gjatë konfliktit./ abcnews.al