Dy persona, të cilët goditën fizikisht dhe me sende të forta një person, janë vetëdorëzuar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Ngjarja ndodhi më 3 qershor të vitit 2024, gjatë një konflikti të ndodhur për vendparkimin e automjeteve, në rrugën “Pogej”.
Ndaj dy personave, u ekzekutua masën e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Kanosja”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”./abcnews.al