Dy persona janë shoqëruar në polici si autorë të dyshuar të një plagosjeje të lehtë në ish-Bllok, Tiranë. Mësohet se dy të shoqëruarit janë E. K., 33 vjeç dhe V. K., 37 vjeç, banues në Rrëshen.
Këta dy qytetarë, dyshohet se më 6 mars, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë goditur me qytën e një arme në dukje lodër, 39-vjeçarin E. XH.
Në përfundim të veprimeve, 33-vjeçari dhe 37 vjeçari u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”. sb/abcnews.al/