Goditën makinën e policisë, nis procesi gjyqësor për 3 persona

schedule15:41 - 4 Prill, 2019

schedule 15:41 - 4 Prill, 2019

Gjykata për Krime të Rënda nisi shqyrtimin gjyqësor për çështjen e përplasjes të makinës së policisë pranë tregut agro-ushqimor në qytetin e Elbasanit në vitin 2017. Ky proces ka patur disa seancash të dështuara, por këtë të enjte Prokuroria lexoi kërkesën për gjykim, ndërsa në seancën e radhës pritet të dëshmojnë 4 punonjës policie që ishin dëshmitarë në vendin e ngjarjes, përfshi edhe Gjergji Oshafin. Seanca u shoqërua me debat sa i përket kualifikimit të veprës penale, por në zbatim të vendimit të seancës paraprake tre të pandehurit do të gjykohen për “vrasje ndaj punonjësit të policisë”, mbetur në tentativë. Të pandehur në proces Kelmend Xhaferri që ndodhet në burg , Enea Bekteshi me masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe Suel Cela është në kërkim pasi Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “arrest me burg” në mungesë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!