Goditen lokalet e lojërave të fatit/ Rrumbullaku: 116 të arrestuar në flagrancë, kontrolle në gjithë vendin

schedule15:43 - 7 Dhjetor, 2023

schedule 15:43 - 7 Dhjetor, 2023

Njëqind e dy persona të cilët ishin perfshirë në veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit janë vene ne pranga nga policia gjatë mbrëmjes së të mërkurës.

Aksioni i Policisë së Shtetit u shtri në të gjithë vendin, ndërsa efektivët ushtruan kontrolle në qindra lokale e ambiente të tjera të dyshuara për organizimin e lojrave të fatit.

“Vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme, janë arrestuar 102 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 68 të tjerë.”

Në një konferencë për mediat disa orë pas përfundimit të aksionit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit njoftoi se janë sekuestruar armë, municione e lëndë narkotike.

Gjatë kontrolleve, u sekuestruan: 4 tavolina për lojen Poker, me valixhe me çipsa dhe me letra bixhozi, 184 celularë, 25 njesi kompjuterike, zara, 174 000 lekë, 20 434 euro dhe 11 360 paund që i shërbenin lojërave të fatit, si dhe sasi cannabisi, municion luftarak, 1 pistoletë pneumatike, 1 mjet prerës (thikë) dhe 1 automjet.”

Kjo është aksioni i dytë kombëtar që Policia e Shtetit zhvillon brenda dy javëve. Në total, janë arrestuar 116 persona, 89 janë proceduar në gjendje të lirë ndërsa punohet ende për arrestimin e 5 personave të shpallur në kërkim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!