Goditen dy raste të organizimit të lojërave të fatit

schedule12:40 - 10 Qershor, 2019

schedule 12:40 - 10 Qershor, 2019

Goditen dy raste të organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit në Tiranë/ Polica bën të ditur se dy persona janë proceduar në gjendje të lirë, dhe ata janë shtetasit me inicialet  R.N. 32 vjeç dhe A.S. 55 vjeç.

Të dy këta kishin vendosur lokalet e tyre, që gjenden në rrugët “Irfan Tomini” dhe “Ismail Qemali”, në dispozicion për të luajtur poker. Gjatë kontrollit në këto dy lokale, policia sekuestroi një tavolinë pokeri, kompjuter, monitor, aparate celularë, bizhuteri, çelësa mjetesh, si dhe vlera monetare. Kontrollet kundër aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun e Tiranës.

“Finalizohet operacioni “Poker” Goditen dy raste të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Operacioni nga Komisariati i Policisë nr 2. Procedohen penalisht 2 shtetas për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, kompjuter, monitor, aparate celularë, bizhuteri, çelësa mjetesh dhe vlera monetare.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 2, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në dy lokale të ndryshme zhvillohej në mënyrë të kundërligjshme aktiviteti i lojërave të fatit, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Poker”, ku si rezultat u proceduan penalisht shtetasit:

– R. N.,32 vjeç, banues në Tiranë.

– A. S., 55 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Irfan Tomini” dhe në rrugën “Ismail Qemali”,  në lokalet nën administrimin e këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, kompjuter, monitor, aparate celularë, bizhuteri, çelësa mjetesh, si dhe vlera monetare.

Kontrollet kundër aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e këtij aktiviteti të kundërligjshëm. Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme”./abcnews.al