Goditën dhe qëlluan me armë drejt automjetit të një 49 vjeçari/ Shpallen në kërkim tre të rinj në Kukës

schedule11:12 - 20 Maj, 2024

schedule 11:12 - 20 Maj, 2024

Tre të rinj janë shpallur në kërkim nga policia e Kukësit pasi dyshohet se kanë goditur dhe qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti.

Sipas policisë, tre personat, të moshave 27, 30 dhe 31 vjeç, kanë kanosur për motive të dobëta një 49 vjeçar, i kanë goditur automjetin dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit.

Për pasojë, ata kanë shkaktuar thyerjen e një xhamit të një automjeti të parkuar aty pranë.

Policia po punohet për kapjen e tre shtetasve, individualizimin e përgjegjësisë penale të tyre dhe për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit./abcnews.al