Goditën dhe kanosën një person, arrestohen dy vëllezërit në Tropojë

schedule09:04 - 26 Shtator, 2021

schedule 09:04 - 26 Shtator, 2021

Policia e Tropojës ka arrestuar dy vëllezër, pasi kanë goditur me sende të forta dhe kanosur një person. Uniformat blu bëjnë me dije se janë prangosur B. Gj.,  34 vjeç, P. GJ., 42 vjeç, (vëllezër), banues në Fierzë.

Dy vëllezërit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur me jetë dhe goditur me sende të forta, shtetasin N. M., banues në fshatin Lekbibaj.

Njoftimi i plotë:

Kanosën dhe goditën me sende të forta një shtetas, vihen në pranga dy shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasit,

B.Gj., 34 vjeç, P. GJ., 42 vjeç, (vëllezër), banues në Fierzë.

Në fshatin Gri, këta shtetas në bashkëpunim me njeri – tjetrin, kanë kanosur me jetë dhe goditur me sende të forta, shtetasin N. M., banues në fshatin Lekbibaj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, kryer në bashkëpunim.