Një 31-vjeçar është arrestuar këtë të martë nga policia në Kukës.
Shtetasi I.V dhe i vëllai, 41-vjeçari H.V kanë goditur dy mjekë në spitalin e Kukësit për shkak të detyrës.
Ndërkaq, 41-vjeçari është shpallur në kërkim nga forcat e policisë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin I. V., 31 vjeç, si dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin H. V., 41 vjeç, të dy banues në Kukës, pasi dyshohet se kanë goditur për shkak të detyrës, 2 mjekë të spitalit të Kukësit”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al