Anullimi i seancës parlamentare së 21 shkurtit, nuk ka ndalur përgatitjet për protestën e paralajmëruar për paraditen e së enjtes, nga opozita e bashkuar.
Mbrëmjen e së mërkurës ambjentet e jashtme të parlamentit janë rrethuar nga një brez me tela me gjemba.
Mësohet se telat me gjemba do të rrethojnë të gjithë perimetrin e godinës e cila do të rrethohet edhe nga një kordon policie, numri i të cilëve arrin 1500 efektivë. /abcnews.al