“Miss Serbia” Irina Jovanka, pak kohë më parë tërhoqi vëmendje kur bëri shqiponjën me duar në “Miss Freedom of the World”. Ajo ka shprehur haptazi mbështetjen e saj për Kosovën.
Irina ka tërhequr sërish vëmendjen e të gjithëve me anë të një postimi në Instagram, ku kujtuar vuajtjet e kosovarëve, ndërsa thotë se nëse e keni problem se nuk po udhëtoni dot në këtë kohë atëherë të pyesim kosovarët që nuk mundën të udhëtonin për 20 vite.
“Nëse keni problem se nuk mund të udhëtoni dot, atëherë pyesni njerëz nga Kosova. Shumica prej tyre nuk kanë mundur të udhëtojnë për 20 vite me radhë. Përpiquni të kuptoni njëri-tjetrin,”– shkruan Irina Jovanka.