Një 64 vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Vashaj, pasi plagosi me thikë djalin e tij. Sipas policisë, 64-vjecari e ka sulmuar mbrëmjen e djeshme të birin në banesë gjatë një sherri për motive të dobëta. Sa i takon të plagosurit, mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”. /abcnews.al
Godet me thikë djalin e tij, arrestohet 64 vjeçari në Peqin
schedule08:43 - 25 Janar, 2019
schedule 08:43 - 25 Janar, 2019